Lajme Arkiva 2003

Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë Reno Harnish vizitoi kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Nexhat Daci. Temë e bisedimeve të sotme ishin zhvillimet e fundit në Kosovë, posacërisht arrestimin e Fatmir Limaj. Harnish pas takimit deklaroi se përshëndet gjestin e Limaj për vetëdorëzim në Hagë.

Reno Harnish: Limaj u përcaktua të shkoj në gjyq dhe kjo është një shenjë që ai e përkrah dhe e respekton ligjin dhe rendin dhe do të shkoj që të mbroj veten.

Më tutje ai shtoi se SHBA besojnë se ky është një demonstrim i qartë për përkrahjen e sundimit të ligjit nga Limaj, Thaçi dhe PDK-ja në përgjithësi. Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, çmoi lart deklaratën e zitit Harnish dhe qeverisë amerikane për bashkëpunim më të tejshëm dhe shtoi se ky bashkëpunim vetëm se do të thellohej edhe më tej.

Hashim Thaçi: Izoti Limaj nuk është na hall për shkak të veprimeve për të cilat akuzohet. Zoti Limaj ka qenë shpëtimtar i popullit të Kosovës dhe populli i Kosovës do të dijë ta respektoj dhe ta mbroj ashtu si ai do ta dëshmoj edhe pafajësinë e tij në tribunalen e Hagës.

Më pas Harnesh u takua edhe me kryeparlamentarin Daci. Pas takimit Harnesh ka pohuar se më shumë kanë biseduar për stabilitetin në rajon dhe janë pajtuar se Tribunali është një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar dhe respektimi i tij kontribuon në zhvillimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Reno Harnish: Mendoj se Limaj ishte i qartë se dëshiron të shkojë në Hagë dhe të mbrojë dosjen e tij dhe kjo sikurse i thashë kryetarit të kuvendit një kontribut i madh i sundimit të ligjit në Kosovë./tvklan.al