Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ere ka përfshirë pothuajse gjtihë vendin që prej mëngjesit e të kësaj të Premte.

Për rrjedhojë, në shumë qytete uji ka vërshuar nëpër rrugë duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Reshje intensive të shiu kanë përfshirë edhe në Tiranën, ku prezenca e ujit është shtuar në shumë rrugë dhe kryqëzime.

Rrebeshet e shiut kanë sjell trafik të rënduar në kryeqytet, pothuajse në të gjitha akset rrugore.

Por fatmirësisht nuk raportohen probleme të rënda, dhe përmbytjet e rrugëve në disa lagje janë të përkohshme për shkak të intesiteti të madh të rreshjeve të cilat arrinë mbi 90mm shi në 24 orë.

Situata më e vështirë është krijuar në qytetin e Lezhës, ku uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret.

Për shkak të intesiteti të madh të reshjeve, edhe hyrjet e disa pallateve janë bllokuar duke bërë të pamundur kalimin e qytetarëve, ndërkohë që bizneset janë detyruar të ulin qepenat.

Mesdita ka sjell shtim të intesitetit të rreshjeve në disa qarqe, si Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë, dhe Gjirokastër. Në varësi të gjendjes së kanalizimeve në zonat urbane, shfaqen edhe probleme me përmbytje të lokalizuara.

Klan News