Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtë Bardhë. Gazetarja e Klan News Anila Sefa ka sjellë pamjet nga vendngjarja.


Mësohet se është plagosur shoferja e automjetit Milena Shëllima, e cila aktualisht ndodhet në spitalin rajonal. Sipas raportimeve, ajo nuk ka arritur dot të marrë kthesën e për pasojë taksia ka përfunduar në kanal.

Policia po merret me zbardhjen e plotë të aksidentit.

/tvklan.al