Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Komisioni Qendror i votimeve për Tiranën, publikoi rezultatin përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve për bashkinë e kryeqytetit. Sipas këtij komisioni, postin e kryebashkiakut e ka fituar Edi Rama, përfaqësues i Partisë Socialiste, me 81181 vota, duke marrë kështu 52.7% të votave. Pas tij është renditur kandidati Besnik Mustafaji me 60400 vota, duke marrë 39.2% të tyre dhe në vend të tretë është Dashamir Shehi me 5719 vota, ose 3.7% të tyre.

Nga ky komision është njoftuar se kanë dalë të vlefshme 153 mijë e 958 vota. Ndërkohë kandidatët e tjerë janë renditur si më poshtë.

Albert Karriqi i pavarur – 413 vota

Arben Demeti i PAD – 1177 vota

Genc Rama i PDK – 1700 vota

Hysni Milloshi i PKSH – 558 vota

Maksim Haxhia i PR – 1528 vota./tvklan.al