Pjesa nga Pallati i Sportit deri tek Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu”, është pjesa e dytë e rrugës tregtare. Rikonstruktimi i pjesës së parë përfundoi pak ditë më parë. Tani janë dhënë 35 milion lekë të reja për këtë pjesë. Pothuajse gjysma e punës në këtë pjesë të dytë ka mbaruar. Përfundoi sistemi i ri i ndriçimit ku vlera e tij shkoi 15 milion lekë të reja.

Këto ditë po shtrohen pllakat prej betoni në trotuare dhe së shpejti do të përfundojnë dhe lyerja e fasadave. Në të gjithë këtë rikontruksion kujdesi është përqëndruar në ruajtjen e stilit arkitektonik në shtrimin e kësaj rruge. /tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego