Papa Francesku është i pakënaqur me të dy kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA gjatë fluturimit të tij nga Singapori për në Romë, Ati i Shenjtë kritikoi Donald Trump dhe Kamala Harris për qëndrimet që ata kanë mbajtur për dy çështje të rëndësishme si ajo e emigracionit dhe abortit.

“Të dy janë kundër jetës, qoftë ai që përzë emigrantët apo ai që vret fëmijët. Unë nuk mund të vendos. Nuk mund të them. Unë nuk jam amerikan dhe nuk do të votoj atje. Dëbimi i emigrantëve, mosdhënia e mundësisë për të punuar, mos mirëpritja e emigrantëve është mëkat i rëndë”.

Pavarësisht kritikave ndaj dy kandidatëve për president Ati i Shenjtë u bëri thirrje amerikanë të votojnë, por pati një këshillë për ta.

“Përgjithësisht thuhet se të mos votohet është e shëmtuar, nuk është mirë, edhe une them se duhet të votoni dhe duhet të zgjidhni të keqen më të vogël. Kush është e keqja më e vogël? Ajo zonja apo ai zotëria?”

Deklaratat e Papa Françeskut vijnë disa ditë pasi Trump dhe Harris debatuan me njëri-tjetrin për herë të parë. Dyshja pritej të debatonin edhe një herë përpara ditës së zgjedhjeve, por Trump ka thënë se nuk do të debatojë më me Harris.

Klan News