Spitali i Urgjencës dhe ai i Kirurgjisë në Elbasan i janë nënshtruar rikostruktimit total.

Pjese e investimit është dhe blerja e aparaturave të reja mjekësore, mes të cilave dhe një rezonance e re magnetike që ka kushtuar 770 mijë Dollarë.

I shoqëruar nga ministrja Manastirliu kryeministri Edi Rama ka inspektuar ambientet e kësaj qendre spitalore rajonale dhe kërkon që investimet të shoqërohen me vendosjen e rregullit brenda pavijoneve ku numri i vizitorëve tejkalon atë të pacientëve.

“Gjithë sfida është të dalë populli nga spitali, në kuptimin që spitalet janë për pacientët, ku vijnë në qetësi, në rregull, të ketë orar vizitash për familjarët, por nuk mund të jetë spitali pikë grumbullimi e gjithë dynjasë. Patjetër duhet investuar në këtë pjesë, pasi spitali është një territor ku duhet të ketë rregull dhe qetësi të madhe. Këtu ka ndodhur një transformim i madh, për hir të së vërtetës. Ishte një llahtar. Tani ka marrë forme”.

Afati i përfundimit të punimeve për këtë investim është muaji Qershor.

Tv Klan