Kombëtarja shqiptare, do të luajë dy ndeshje në Ligën e Kombeve në muajin Tetor, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Për këto dy takime, trajneri kuqezi, Silvinjo, do të publikojë këtë të premte të 4 Tetorit në orën 11:00, listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar.
Mbetet të shihet nëse do të ketë risi në listë, kjo për shkak të dëmtimeve, kryesisht në repartin e sulmit.
Shqipëria do të përballet me Çekinë më 11 Tetor, ndërsa 3 ditë më vonë, kuqezinjtë përballen me Gjeorgjinë. Këto dy takime do të luhen në transfertë, ndërsa do të transmetohen ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.
/tvklan.al