Apple njoftoi në konferencën e WWDC 2024 se sistemi i ri iOS 18 do të dalë këtë vit. Aplikacionet bazë si Mail, Messages, Photos, Maps dhe Wallet do të kenë përmirësime të mëdha, ndërsa iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të kenë edhe opsione të reja me Inteligjencë Artificiale.

Apple nuk specifikoi datë, por bazuar në historinë e saj, versioni i ri pritet të dalë në mes të shtatorit. Me gjasë, iOS 18 do të jetë në të njëjtën ditë me daljen në treg të linjës së iPhone 16 dhe Apple Watch 10. Gjithsesi, anëtarët e Apple’s Developer Program mund të shkarkojnë iOS 18 beta. 

Më poshtë janë renditur të gjitha risitë e iOS 18 që u zbuluan në konferencën e WWDC 2024.

Galeria e fotove

Aplikacioni Photos do të disenjohet tërësisht ndryshe. Do të unifikohet në një dritare të vetme të përbërë nga një ndarje fotosh e datash për të ndihmuar në kërkimin e një imazhe. Do të vijojë kategorizimi i fotove në ‘screenshot’ apo grupe dhe do të ketë një album ‘Recovered’ që ruan imazhet të cilat nuk ndodhen në galerinë kryesore. Kjo mund të ketë ndryshuar për shkak të problemeve me bazën e të dhënave ose aplikacionet e palëve të treta.

Personalizim i Home Screen

Për herë të parë, përdoruesit mund të zgjedhin vetë pozicionimin e ikonave të aplikacioneve në pjesën e poshtme apo anësore të ekranit. Gjithashtu do të ketë një modalitet të errët për ikonat e aplikacioneve dhe ngjyrime.

Control Center

Control Center do të mund të ndahet në grupime të dallueshme si Media, Home dhe mund të kontrollohen edhe përmasat e ikonave. Për herë të  parë, iOS 18 do të lejojë përdoruesin që të kontrollojë cilat ikona të Control Center do të shfaqen në Lock Screen.

Mesazhet

iOS 18 do të bëjë një ndryshim shumë të rëndësishëm, skedulimin e mesazheve sipas orës dhe ditës që dëshironi. Gjithashtu mund të nënvizoni, theksoni apo vendosni vijë në mes të fjalëve si dhe të formatoni tekstin me efekte të reja. Suporti satelitor përmes përme të cilit do të  mund të dërgohen mesazhe pa pasur nevojë për internet do tëjetë gjithashtu i  disponueshëm në disa modele iPhone.

Kyçja e aplikacioneve

Face ID do të jetë për të gjitha aplikacionet dhe madje mund t’i vendosni në një seksion të veçantë, Hidden Apps.

Makina llogaritëse

Ndoshta nuk do t’ju nevojitet kurrë ta përdorni me iOS 18 sepse sistemi mund të zgjidhë çfarëdo problemi matematikor edhe kur ka hapësira me tekst.

Apple ka konfirmuar se iPhone më të rinj se modeli XS do të mund të përdorin iOS 18.

  • iPhone 15
  • iPhone 15 Plus
  • iPhone 15 Pro
  • iPhone 15 Pro Max
  • iPhone 14
  • iPhone 14 Plus
  • iPhone 14 Pro
  • iPhone 14 Pro Max
  • iPhone 13
  • iPhone 13 mini
  • iPhone 13 Pro
  • iPhone 13 Pro Max
  • iPhone 12
  • iPhone 12 mini
  • iPhone 12 Pro
  • iPhone 12 Pro Max
  • iPhone 11
  • iPhone 11 Pro
  • iPhone 11 Pro Max
  • iPhone XS
  • iPhone XS Max
  • iPhone XR
  • iPhone SE (gjenerata 2)
  • iPhone SE (gjenerata 3)