Rregullorja e re e BE përcakton që deri në vitin 2027 të gjitha pajisjet e vogla smart si celularët të kenë bateri të zëvendësueshme. Kjo mund të bëjë që Apple të prezantojë teknologjinë e re të baterive më shpejt.

Aktualisht, iPhone përdor shirita ngjitësi për të mbajtur në vend baterinë, një proces për të cilin duhet një pajisje e veçantë për heqjen e saj.

Për t’iu përmbajtur rregullores së re, Apple planifikon të implementojë një teknikë që do të përdorë një rrymë të vogël elektrike për të nxjerrë baterinë. Për këtë metodë ka pasur spekulime që dimrin e kaluar.

Gjithsesi, pavarësisht këtij ndryshimi, hapja e një iPhone do të jetë e vështirë për shkak të elementëve të bashkuar fort dhe të ndërlidhur.

Nëse Apple përmbush disa kritere, mund ta tejkalojë legjislacionin. Për këtë duhet të ruajë 83% të kapacitetit të baterisë pas 500 karikimesh dhe 80% pas 1000 të tillave./tvklan.al