Rita Ora mahnit me stilin e saj

Rita Ora mahnit me stilin e saj

14:24 04/10/2022

Në një postim në “Instagram” këngëtarja shfaqet e veshur mjaft ekstravagante

Kengetarja Rita Ora njihet tashmë për stilin e saj të vecantë.

Gjatë një postimi së fundmi në “Instagram”, 31-vjecarja ka ndarë me 16.1 milionë fansat e saj disa foto teksa shfaqet e veshur mjaft elegante dhe provokuese.

Ylli i pop-it dukej e jashtëzakonshme e veshur me një crop top xhins blu dhe një palë xhinse ne ngjyrë të verdhë mjaft ekstravagante  të çara në pjesën e belit, duke nxjerr në pah trupin e saj të tonifiuar.

Rita kishte vendosur një makeup minimalist ndërsa flokët e saj bjonde  i kishte stiluar me onde.

Gjatë një interviste pak ditë më parë ,  Rita foli për herë të parë për martesën e saj me regjizorin Taika waititi në fillim të kësaj vere. Këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se është shume e dashuruar me 47 vjeçarin dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Klan News





Të ngjashme