Përbërësit:

300 gr levrek

300 gr oriz

200 gr bizele

2 thelpi hudhër

1 qepë

1 karotë

1 selino

1 spec djegës

1 domate

Borzilok

Pak majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Sfiletojmë fillimisht peshkun dhe më pas e marinojmë me borzilok, kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet, shtojmë në të bizelet dhe i lëmë të ziejnë. Në një tjetër tenxhere me pak vaj ulliri shtojmë kockat e peshkut, karotën, selinon dhe qepën të prera në kubikë. Pasi skuqen shtojnë në to ujin ku zien bizelet. Ndërkohë bizelet i vendosim në mikser, shtojmë në to gjethe borziloku dhe majdanoz. Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri skuqim orizin, pasi skuqet shtojmë gradualisht bulionin e perimeve. Në një tigan skuqim levrekun.

Presim në kubikë domaten, specin djegës, pak majdanoz dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri. Pak para se të heqim nga soba rizoton shtojmë në tigan kremin e bizeleve duke i dhënë kremozitet dhe ngjyrë jeshile rizotos. Vendosim në pjatë fillimisht rizoton, mbi të fileton e skuqur dhe kubikët e domates dhe specit të marinuara.

/tvklan.al