Përbërësit:

300 gr oriz carnaroli

100 gr karkaleca

50 gr pomodorini

2 qepë

2 thelpinj hudhër

Limon

Sepje

Kallamar

Selino

Karotë

Borzilok

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak vaj ulliri vendosim lëkurat dhe kokat e karkalecave, shtojmë pak majdanoz, borzilok, qepë, selino, karotë. Pasi skuqen pak hedhim ujin dhe e lëmë të ziejë që të përgatitet bulioni. Presim imët borzilok, qepë, majdanoz dhe spec djegës dhe i vendosim në një tigan që të skuqen, më pas shtojmë orizin. Presim imët karkalecat dhe sepjet dhe i shtojmë në tigan. Pasi skuqen të gjitha bashkë shtojmë bulionin dhe e lëmë të ziej. Në fund shtojmë në tiganin e rizotos edhe të zezën e sepjes në mënyrë që rizoto të dalë e zezë.

Në një tigan skuqim kallamarët dhe karkalecat. Pasi i skuqim i vendosim në një tas ku shtojmë, pomodorinit borzilok, pak spec djegës. I përziejmë të gjitha bashkë dhe i vendosim mbi bukën e thekur. Vendosim në pjatë fillimisht rizoton dhe mbi të brusketën.

/tvklan.al