Kapiteni i Kosovës do të luajë prej sezonit të ardhshëm

Amir Rrahmani prej sezonit të ardhshëm do të luajë për Napoli. I shoqëruar nga menaxheri Adrian Aliaj zhvilloi vizitat mjekësore te Villa Stuart. Kapiteni i Kosovës firmosi për 5 sezone me skuadrën ku luan dhe Elseid Hysaj. Napolitanët shpenzuan 12 milionë euro për 25-vjeçarin për t’ia marrë Verona. Rrahmani do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon.

Ai e nisi karrierën në 2011 me Drenicën në Kosovë dhe më pas u transferua te Partizani në Superligë në 2013, ku luajti për 2 sezone. Kalimi në 2015 në Kroaci ishte dhe kthesa në karrierë. Ai luajti me Split, Lokomotiva Zagreb dhe Dinamo Zagreb. Amir Rrahmani u ble verën e kaluar nga Verona për pak më shumë se 2 milionë euro.

Paraqitjet e tij me skuadrën veroneze në Serie A lanë menjëherë përshtypje të mirë, fakt që e tregon dhe kalimi i tij te Napoli. Rrahani ishte deri në 2016 pjesë e Shqipërisë, por lënia jashtë nga ekipi që mori pjesë në finalet e Europianit solli edhe vendimin për të shkuar te Kosova.

Tv Klan