42-vjeçari që u arrestua për vrasje të gruas së tij në Durrës, i tha policisë se vetëm e kishte shtyrë, por ajo u përplas me dyshemenë. Por familjarët e viktimës tregojnë për një histori të gjatë konflikti.

“E ka denoncuar, e mbanin në polici, e mbanin dhe pastaj e kthenin në shtëpi”.

I dyshuari Çlirim Shaholli ishte një i papunë. Të afërm të 40-vjeçares thonë se ai konsumonte alkool dhe dhunonte vazhdmisht bashkëshorten Adrianën.

“Edhe pse e rrihte, ajo nuk e hapte gojën”.

Ngjarja ndodhi në periferi të Durrësit, në banesën e tyre. Policia tha se viktima Adriana Shaholli 40 vjeç mbërriti në spital në gjendje të rëndë rreth orës 20:00 të së premtes.

Gruaja kishte një goditje të fortë në kokë dhe nuk mundi të mbijetojë. Policia ndaloi Çlirim Shahollin, i cili ishte personi që dërgoi viktimën në spital. Në polici ai tha se sherri nisi për një dritare që gruaja refuzoi ta hapte megjithëse ishte vapë. Çifti Shaholli, të zhvendosur nga rrethinat e Korçës në Spitallë të Durrësit, ishin prindër të 6 fëmijëve.

Tv Klan