Rreth 19 mijë mësues të trajnuar për mësim online



Rreth 19 mijë mësues të trajnuar për mësim online

15:50 19/10/2020

MAS: Nëse do të ketë rritje te infektimeve, mësim online në disa shkolla

Trajnimi i mësuesve për mësimin online në të gjithë vendin është drejt fundit. Sipas ministrisë së arsimit në datën 23 Tetor përfundon trajnimi i mësuesve për mësim online në rast nevoje.

Janë rreth 19 mijë mësues që i janë nënshtruar kësaj procedure, ndërkohë vetëm në të gjithë vendin numërohen 30 mijë.

Nëse do të ketë rritje të numrit të infektimeve nga Covid në vend dhe kryesisht në shkolla, Ministria e arsimit Pritet të zbatojë skenarin e dytë dhe atë të tretë.

Sipas skenarit të dytë, në ato qarqe ku do ketë  një numër të lartë të infektuarish me Covid-19, Ministria e Arsimit do të aplikojë mësimin online në shkollë. Ndërsa skenari i tretë do të përfshijë mësimin online në të gjithë vendin.

Në fund të vitit shkollor 2019-2020 tre muajt e fundit nxënësit nuk u ulën në bankat e shkollës duke aplikuar mësimin në distancë.

Por rreth 10 mijë nxënës të arsimit parauniversitar, kryesisht në zonat e thella dhe ata me probleme ekonomike, nuk patën mundësi të frekuentonin mësimin online.  

Tv Klan




Të ngjashme