Punonjësit e UKT po punojnë intensivisht në disa prej rrugëve të kryeqytetit për furnizimin sa më cilësor me ujë të pijshëm.

Pas investimit të kryer në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Dalip Zavalani”, punonjësit e terrenit janë në zbatim të projektit në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Dritan Hoxha”.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës po punon në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Artan Lenja”, pranë Fushës së Aviacionit.

Një tjetër lagje që ka përfituar nga investimet e UKT është edhe ajo përgjatë rrugës “Bako Dervishaj”. Edhe në këtë lagje grupet punës të UKT po kryejnë një investim të ri në rrjetin e shpërndarjes, duke sjellë një furnizim më të mirë dhe më cilësor për banorët.

Në këto rrugë po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë investimet e nisura. /tvklan.al