Të ftuar:

Fatma Haxhialiu – Gazetar

Gentjan Minga – Gazetar

Arjel Vasili – Vullnetar i ARsA

Qentë e rrugës janë një nga problemet që kanë pothuajse çdo ditë qytetarët e Tiranës të cilët shpesh bëhen të rrezikshëm për cilindo.

Dhe pikërisht kjo ka qenë temë debati në studion e “Rudina” në Tv Klan duke u nisur nga një rast konkret i gazetares Fatma Haxhialiu, e cila ka bërë publik rastin që në afërsi të “21 Dhjetorit” bashkëshorti i saj që është veteriner është sulmuar dhe kafshuar nga qentë e rrugës. Të ftuar në studio për të diskutuar ishin po ashtu edhe gazetari Gentian Minga dhe vullnetari i ARsA Ariel Vasili.

“Rasti i bashkëshortit tim të cilin unë e bëra publik nuk është rasti i parë, ka patur edhe dy kafshime të tjera në lagjen tonë. Një fëmije të vogël iu sulën një tufë qensh dhe arriti të shpëtojë pasi hipi në një gardh rrethues dhe ka qëndruar aty derisa njerëz të tjerë e kanë shpëtuar, por ka pasur dhe raste të tjera me fëmijë. Pas rastit të bashkëshortit vendosa të reagoja sepse në radhë të parë duhet siguria e njërëzve dhe këto qen që janë problematikë të merren dhe të rehabilitohen. Më duket e paarsyeshme që në 2018-ën të rrezikohem nga tufa qensh në mes të rrugës”, tha Haxhialiu.

Gjatë emisionit gazetarja u përplas me Vasilin, i cili akuzon se mënyra e kapjes së qenve për t’i larguar nga qyteti nuk është e duhura, por sipas tij duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me ta.

Ndërkohë veterinerët thonë: Nëse ne do t’i mësojmë t’i keqtrajtojmë qentë me siguri mbrapsh do të marrim agresivitet.

Kujtim Prodani – Kantautor

Rubika “Quizz”