Të ftuar:

Duda Balje – Deputete ne Kuvendin e Kosovës

Është parë gjithmonë si një profesion burrash, por vitet e fundit shumë gra dhe vajza janë bërë pjesë e politikës ku dhe po spikasin. E ç’është e vërteta, pjësmarrja e gjinisë femërore në politikë gjithmonë ka shërbyer për të qetësuar situatat e debatet që krijohen.

Dhe pikërisht një deputete ishte sot e ftuara e radhës në studion e “Rudina” në Tv Klan. Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak rrëfeu rrugëtimin në politikë dhe vështirësitë që ka hasur në fillimet e saj.

Ajo tregoi se edhe pse ka jetur në Prizren, ka nisur të mësojë shqip kur është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Unë kam lindur në Prizren, por 10 ditë më vonë jemi larguar për në Vojvodinë. Edhe sot atje i kam prindërit. Unë jam martuar dhe vazhdoj të jetoj në Prizren. Fillimi në politikë për mua ka qenë shumë i vështirë sepse nuk dija asnjë fjalë kur kam hyrë në Parlament. Më pas vendosa të mësoj gjuhën shqipe dhe tashmë nuk jam shumë e kënaqur me atë që kam mësuar, por mundem të kuptoj. Unë flas shqip, bëj gabime, por provoj. Kam patur presion dhe dëshirë për të mësuar shqip dhe kjo ma ka bërë më të lehtë”, tha Balje.

Dilan Reka – Këngëtar

Ai është një artist i ri mjaft premtues, me pasion shumë të madh muzikën dhe duket se nuk do të heqë dorë prej saj.

Këtë demonstron here pas here përmes projekteve të reja. Dhe “Ca i bone vetes” është kënga e tij më e ri, tekstin e së cilës Dilan Reka tregon se e ka shkruar vetë.

Ai ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi kjo këngë është verore dhe flet për ndarjen e dy të rinjve.

“Kjo këngë është komerciale dhe është pëlqyer shumë, ka muzikë verore. Ndryshe nga herë të tjera, tekstin e kësaj kënge e kam shkruajtur vetë. “Ca i bone vetes” flet për ndarjen mes dy të rinjve, në këtë rast vajza lë djalin dhe shumë më vonë kupton vlerat e tij dhe pendohet. Në këtë rast vajza mërzitet për djalin”, tha Reka.