Rudina – Emisioni 05 Nentor 2019

Posta

Rudina – Emisioni 05 Nentor 2019

19:23 05/11/2019

Suzana Turku – Dirigjente

Në programin “Rudina” në Tv Klan është folur për një prej figurave më të njohura të kinematografisë shqiptare, që fatkeqësisht sot nuk është më mes nesh. Aktorja shqiptare Shpresa Bërdëllima u nda nga jeta disa ditë më parë, pas një lufte 2-vjeçare me një sëmundje të rëndë, në Belgjikë aty ku jetonte prej vitesh.

Shpresa nuk pati një karrierë të gjatë në kinematografi, por padyshim mund të themi se ishte një nga aktoret më të suksesshme, e cila la gjurmë të arta me rolet e saj më të spikatura. Për të folur më shumë për të, në studio  ka qenë dirigjentja e mirënjohur Suzana Turku, e cila prej shumë vitesh ruante një miqësi të fortë me Shpresa Bërdëllimën.

Shpresa Bërdëllima u bë e njohur me disa role si Maria Gajtani tek filmi “Vajzat me kordele të kuqe”, Asimeja tek filmi “Përtej mureve të gurta”, Liza tek filmi “Kur hapen dyert e jetës”, Zana në filmin “Kur ndahesh nga shokët”, Mirela tek telekomedia me të njëjtin emër. Në filma të tjerë ajo ka pasur role episodike, si për shembull Keti tek “Flutura në kabinën time”, Vali tek “Era e ngrohtë e thellësive”. Shpresa jetonte prej vitesh në Belgjikë, ishte e martuar me Arian Milukën dhe kishte tre fëmijë.

Shpresa ka qenë shumë e bukur me një bukuri natyrale. Ajo ka qenë një aktore dhe artiste që është vlerësuar shumë nga komuniteti i artistëve. Unë për vete e kam admiruar Shpresën dhe besoj se gjithë brezi im e kanë njohur dhe e kanë dashur shumë Shpresën. Por kjo është e keqja e Shqipërisë, është harresa. Presim që njerëzit të vdesin, më falni, dhe ne t’i kujtojmë. Jo vetëm Shpresa por edhe shumë artistë të tjerë kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme, nuk kujtohen fare”.

Suzana Turku është dirigjente e njohur dhe mban titullin “Artiste e Merituar”. Është njohur me Shpresën kur kanë qenë studente dhe Suzana njeh mirë edhe familjarët e Shpresës, bashkëshortin dhe motrën e saj, me të cilën ka punuar në Opera.

Ajo është padyshim një nga emrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Jam mikeshë me familjen e saj prej shumë e shumë vitesh, që kur kemi qenë vajza të reja. Shpresa ka qenë një nga aktoret që e ka dashur shumë profesionin e saj, e ka bërë me shumë përkushtim, me shumë zemër, me shumë profesion deri sa ka arritur të krijojë figura që janë të paharruara”.

Shpat Deda – Këngëtar

Kantautori i njohur Shpat Deda, në 11 vite karrierë nuk ka preferuar të bëjë kompromise për të fituar më shumë para apo sukses, por të bëjë muzikë të mirë. Pas një shkëputje 2-vjeçare nga muzika, ai publikoi projektin e ri muzikor. I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ai ka treguar më shumë rreth këngës së tij të re, por edhe më shumë detaje rreth jetës personale.

Deda është rikthyer në muzikë me një projekt solo pas një mungese 2-vjeçare. Në 27 Tetor ai publikoi këngën e re “Rrugës”, të cilën e shoqëroi me një videoklip ku ai kishte dhe rolin e producentit.

Për ju duket pauzë por për mua nuk ka qenë pauzë, ka qenë periudhë e hulumtimit, e eksperimentimit dhe tani ka rrjedhur me një album”.

Vitin e kaluar ai festoi 10-vjetorin e karrierës dhe mbajti një koncert recital në 10 qytete të ndryshme të Shqipërisë. “Rrugës” do të jetë albumi i tretë i kantautorit Shpat Deda, i cili përgjatë karrierës së tij ka publikuar albumet “Molla e Parë” dhe “Shkëndijë”.

Kënga është xhiruar në liqenin e Batllavës, në Kosovë. Mua më pëlqen shumë, kemi dhe një shtëpi aty, familja ime, dhe shkoj shpejt. Bëhet shumë bukur. Kemi xhiruar shumë herët në mëngjes dhe krijohet një avull me liqenin dhe i ka dhënë një pamje shumë magjike klipit. Gjithçka është natyrale nuk ka asgjë me efekt”.

Pritet që shumë shpejt të publikohen edhe këngët e reja të albumit të ri që publikohet në Pranverën e vitit të ardhshëm.

Për sa i përket jetës private, Deda tha se prej shumë kohësh është në një lidhje por dëshiron që gjithçka ta mbajë private. Megjithatë, ai shprehet se është shumë me fat që ka një person si ajo. /tvklan.al

Anxhelina Kotorri, Odeta Banushaj dhe Sarah Berisha – Blogere


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT