RUDINA – EMISIONI 06 QERSHOR 2019!

RUDINA – EMISIONI 06 QERSHOR 2019!

18:49 06/06/2019

Të ftuar:

Floriana Garo – Moderatore

Ajo është një prezantuese shumë e njohur, e cila është cilësuar gjithmonë si vajza bukuroshe e ekranit plot elegancë dhe sharm. Fillimisht u bë e njohur si Miss, e më pas si prezantuese e autore e një programi në Televizionin Klan.

Bëhet fjalë për Floriana Garon, e cila prej dy vitesh ka lënë Tiranën për Gjenevën, për hir të dashurisë. Ajo jeton atje së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Adia. Pas një mungese të gjatë në ekran ajo ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të na rrëfyer jetën e re në Zvicër. Gjatë intervistës Floria u shpreh se i mungon televizioni, por theksoi se primare për të është famija.

“Në fillim kur u shkëputa më merrte malli dhe doja të vija sa më shpesh, por tashmë gjithnjë e më rrallë. Po integrohem me jetën atje dhe duke qenë se jam nënë është edhe më e vështirë të udhëtoj shpesh. Edhe tani që kam ardhur jam me mendjen tek vajza sepse e kam lënë atje. Megjithatë është kënaqësi kur kthehem dhe takoj njerëzit e mi të afërt dhe miqtë. Më merr malli shpesh për televizionin dhe shpeshherë njerëzve që takoj atje iu tregoj që kam qenë personazh publik në Shqipëri. Ata habiten, por përveç kësaj nuk më bie rasti të diskutoj. Jeta atje është krejtësisht tjetër dhe unë vetë nuk e kisha menduar që do ndryshonte kaq shumë. Jam përshtatur që të ndihem mirë. Mendoj se kam shijuar televizionin këtu, jetën dhe të gjitha gjërat që kam bërë këtu dhe i jam përkushtuar një jete më të qetë dhe më familjare. Unë kam bërë shpesh plane në jetë që nuk më kanë dalë dhe nuk dua të bëj plane për rikthim në televizion. Nuk dua të bëj më plane sepse vërtetë nuk e di se si do shkoj, jeta ndonjëherë merr çuditshëm disa drejtime dhe duhet të përshtatesh. Nuk e di nëse do të kthehem, mbase po të ishte diçka që do të më interesonte, një projekt që nuk do më shkëpuste gjatë nga familja mbase mund ta konsideroja. Familja është prioriteti”, tha Garo.

Tre sugjerime per librat per femije ne vere!





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi