Çfare dime dhe nuk dime ende per koronavirusin.

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është rikthyer sërish me emisionin e saj çdo pasdite në Tv Klan. Ajo tregon se e ka kaluar Covid-19 me sukses dhe ka dhënë një këshillë mjaft të rëndësishëm për të gjithë. Ajo shprehet se çdo shenjë apo simptomë që mund të kini mos e neglizhoni sepse me shumë gjasa mund të jetë Covidi dhe duhet të konsultoheni me mjekun.

Moderatorja gjithashtu është surprizuar nga stafi i saj mes emisionit ku merr një tufë me lule dhe një mesazh të bukur.

“Pata unë radhën për ta kaluar Covid-19. Për fat kaloi mirë, ka qenë një histori jo dhe aq e lehtë sa duket në pamje të parë, por që unë nga eksperienca ime kam kuptuar diçka dhe dua ta ndaj me ju. Unë dhe bashkëshorti u infektuam të dy njëkohësisht me Covid dhe patëm fatin e madh që të mos vuanim shumë gjatë kësaj kohe, ama mjekimet i kemi marrë të gjitha.

Që nga shenja e parë që ne dalluam tek vetja jonë dhe një nga mesazhet që unë dua të jap sot, përveç reflektimin të madh që vjen që shëndeti është i pari dhe ne gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm. Flitet gjithë kohës, mbani maskën, ruhuni, ruani distancën. Asnjëherë nuk duhen harruar këto, janë fjalë të vërteta dhe Covidi është real, pas dere dhe shumë i rrezikshëm.

Nga përvoja ime, asnjë shenjë nuk duhet neglizhuar, nëse ndjeni dhe shenjën më të lehtë në trupin tuaj që diçka nuk po shkon, ka shumë gjasa të jetë Covid, kështu që filloni masat t’i merrni menjëherë. Sa më shpejt të trajtoheni, të kuroheni aq më e lehtë do jetë beteja me Covi-19. Dhe unë besoj se kjo është një nga arsyet që ne e kaluam pa shumë vështirësi të mëdha fizike, por ndërkohë trajtimet kanë qenë të forta, intensive, të gjitha një më një”, është shprehur Rudina Magjistari.

Në këto momente moderatorja surprizohet nga stafi. Ajo merr një tufë me lule dhe lexon publikisht pusullën që stafi i ka shkruar.

“Rudina, na kishte munguar buzëqeshja dhe energjia jote. Të lumtur që je kthyer, tani për të punuar edhe më fort se kurrë së bashku, me dashuri stafi”, lexon Magjistari. /tvklan.al

Shkrimtarja Mira Meksi ne lufte me semundjen e rende/ Apeli i Flutura Ackes.

Në këtë pjesë të dytë të programit do të flasim për rastin e shkrimtares, përkthyese së mirënjohur Mira Meksi. E cila është në gjëndje jo të mirë shëndetësor. Ajo ndodhet e izoluar në shtëpi dhe në pritje të vaksinës anti-covid, një vaksinë që duhet ta bëjë sa më parë pasi i duhet të niset menjëherë në Paris për vijim terapie, pas një operacioni të vështirë që ka bërë në mars të vitit të kaluar po në Paris. 

Kjo ka bërë që kolegë dhe të afërm të saj të ngrenë zërin për ti mundësuar asaj kurim të mënjëhershëm. Ne sot do jemi këtu për Mirën për të bërë një apel që sa më shpejtë të bëjë vaksinën dhe të ketë mundësi për kurim. 

Për të folur më gjatë do të kemi në lidhje skype shkrimtaren e mirënjohur Flutura Açka e cila ka qenë ndër të para që ka reaguar në rrjete sociale.

Horoskopi per muaji mars/ Ja shenjat me me fat.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu e cila si çdo muaj ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit dhe renditjen e tyre sipas fatit që do kenë gjatë muajit Mars.

12.Virgjeresha 

Virgjëresha do varet shumë nga ndjesitë e të tjerëve, ose do dojë partneritete me botë psikologjike, romantike etj. Baza emocionale do marrë më shumë ritëm kështu që do ketë një lloj paqartësie në bashkëpunime e marrëdhënie. Do jetë një paqartësi si në re ku Virgjëresha nuk do e dijë se ku është e ku po shkon. Por nëse kanë partnerët e duhur mund të kthehet në një moment shumë romantik dhe të kenë një muaj shumë të bukur.

11. Shigjetari 

Futja e Marsit në Binjak nuk do jetë e mirë për Shigjetarët sepse i bie një konflikt përballë, i bie antagonizëm, sherr, konflikt në marrëdhëniet në çift apo bashkëpunime. Janë shenja që ndoshta nuk do e kapin dot ritmin, por do futen dhe në konflikte shumë të çuditshme. Pas darës 20 hapet çdo gjë për, fillojnë romancat, dashuritë etj.

10. Gaforrja 

Marsi në Binjak i fut në situata të vështira psikologjike dhe në lidhje me punën dhe me shëndetin. Deri më tani kanë mundur të ruajnë ekuilibrin por do fillojnë të mos ndihen kaq të qetë dhe do bien pre e provokimeve dhe ngacmimeve që do i fusin në një rrëmujë dhe disfatë.

9. Bricjapi 

Do kenë shumë punë, intensitet, dy punësim, ndoshta pak agresivitet në lidhje me punën, ndoshta dhe udhëtime të shpejta pune të cilat nuk do mund t’i sqarojnë siç duhet prioritetet që lidhen me punë, por edhe probleme shëndetësore. Miq, shokë, të afërt do kenë qëllime të mira dhe dashuri.

8. Luani

Luanët do merren shumë me çështjet ekonomike, diku do marrin më shumë, diku do jenë më të qetë, diku do jenë më romantikë dhe do kenë takime të fshehta personale, diku dhe me disa tradhtira, por diku edhe me disa probleme me pronësinë dhe njerëzit në moshë më të madhe në familje. Do ketë situate të komplikuara në lidhje me çështjet e pronësisë, por edhe shëndetësore.

7. Binjakët 

Binjakët do bëhen ekspresivë. Marsi në shenjën e tyre do i japë gjithë vitalitetin për të vrapuar, do ngrihen disi në shkallën e optimizmit të tyre, vetëm kujdes me karrierën. Do kenë propozime të mira në lidhje me punën apo karrierën ku janë të paqarta situatat, prandaj duhet të bëjnë kujdes deri në datën 20.

6. Demi 

Do jenë të fuqishëm  nga ana ekonomike dhe do kenë një dëshirë për të marrë. Në kët hap përpara do shikojmë që duan të shpërblehen ekonomikisht dhe kush është ai dem që nuk e kërkon shpërblimin ekonomik ose nuk është i fokusuar tek çështjet ekonomike. Do jenë pak agresiv edhe në çështjet personale. Nëse do duan një gjë, do gjejnë dy mënyra, jo vetëm një rrugë, por dy.

5. Akrepi  

Do kenë disa shpenzime ekonomike, edhe të ardhura të forta por edhe shpenzime ekonomike. Gjithsesi loja do luhet gjithmonë tek paratë, marr-jap, por është muaji më erotik për ta, prandaj janë në pozicionin e 5-të. Të gjithë planetët në Peshq edhe Akrepët më të pashpresë, më “të shëmtuar”, do t’i sjellë një partneritet ose një erotizëm.

4. Dashi 

Botëkuptimi, psikologjia, filozofia, besimi do marrin një ritëm. Shumë Dashë do përjetojnë situata të fuqishme në mendjen  tyre, por të çliruar pastaj, me potenciale të mëdha pas datës 20. Do jenë energjikë, do udhëtojnë, do kenë kontakte të mira, por për momentin marrëdhëniet personale janë të bllokuara.

3. Peshorja 

Në jetën personale do të kenë përparësi dhe bashkëpunime shumë të mira, por dhe lajme të mira. Do plotësohet një dëshirë e rëndësishme e tyre.

2. Ujori 

I realizohet një plan, një udhëtim jashtë vendit dhe një kualifikim i rëndësishëm, por dhe një potencial erotik shumë i mirë. Është muaj i mbarë ekonomik.

1. Peshqit

Janë në vendin e parë sepse do jenë shumë planet në shenjën e tyre. Do t’i realizohen disa dëshira personale, në jetën erotike, por mbi të gjitha do kthehemi në disa vlera të Peshqëve që janë e përkryera, arti dhe besimi. /tvklan.al