Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi është një prej 24 emrave për të cilët PS ka kërkuar përjashtimin e tyre nga Parlamenti. Kjo pas situatës kaotike sot në Kuvend, ku përpos debateve e djegies së karrigeve disa deputetë hodhën sende në drejtim të Elisa Spiropalit.


Madje Bardhi dëgjohej në një moment teksa u thoshte kolegëve të opozitës: “Bjeri, bjeri!” Sipas gazetarit Enton Abilekaj, demokrati ka këmbën në akull pasi është dëmtuar në sallën e Kuvendit.

Vrau këmbën në Parlament, i ra foltorja te këmba. E ka këmbën në akull. Ishte i ftuar në një emision dhe e ftuan ata”, tha ai këtë të Hënë në “Opinion”.

/tvklan.al