Të ftuar:

Klevi Kadillin – Moderator

Ai është një personazh i veçantë, i njohur për natyrën e tij kontraverse, ngacmuese dhe mjaft të drejtpërdrejtë. Kelvi Kadilli, njihet tashmë në publik si moderatori energjik që pëlqen sfidat dhe vëmendjen. Prej gati 5 vitesh është pjesë e ekranit në mediat shqiptare, fillimisht me programe rinore, por më vonë edhe me angazhime të tjera televizive.

Sot ai ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan për të treguar më tepër për rrugëtimin e tij në televizion dhe jo vetëm. Gjatë emisionit ai po ashtu tregoi se ëndrra e tij e madhe është të ketë televizion të tijin ku të mund të thotë gjithçka pa barriera dhe pa u censuruar.

“Televizioni ka qenë ëndrra ime që i vogël sepse më pëlqen shumë vëmendja. Vdisja të më shikonin njerëzit, të flisnin për mua, edhe po të flisnin keq s’kishte problem, mjaftonte të flitej për mua. Dita ime e parë në televizion… Kam qenë me një mikeshë timen, Dajana Shabanin. Të dy thonim që duhet të bënim televizion sepse flisnim shpejt, bukur dhe na njihnin të gjithë. Ishin ëndrra gjimnazi, por që rezultuan të vërteta.

Kemi shkuar të dy përdore tek Radio Tirana, kemi takuar shefen e programacionit atje, e cila na tha që ishim shumë të lezetshëm të dy dhe u futëm bëmë diçka. Më pas erdhi In Tv dhe Top Channel. Do të doja që më vonë të kem diçka timen totalisht ku të flas pa barriera dhe të mos censurohem për atë që them. Ne mësohemi që gjatë gjithë kohës të flasim në forma të çuditshme, por unë nuk dua ta shes veten time si diçka që nuk jam. Ëndrra ime më e madhe është të kem televizionin tim. Por nuk para e them sepse më duket sikur njerëzit do të qeshin”, tha Kelvin.

Që në fëmijëri ka qenë shumë i shkathët dhe e adhuronte televizionin.

Moderatori Kelvin Kadilli i ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan tregoi se kur ishte i vogël kapte çdo objekt të mundshëm dhe e shëndërronte në mikrofon dhe prezantonte e interpretonte.

Gjatë emisionit u shfaqën foto të moderatorit kur ishte fëmijë dhe dukej mjaft simpatik.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e zhurmshme. Kemi qenë familje e madhe, prindërit, unë dhe 2 motra me të cilat kam 10 dhe 11 vite diferencë. Kemi qenë gjithë kohën një shtëpi e mbushur plot me njërëz. Unë isha ai tipi që merrja një deodorant dhe këndoja nëpër shtëpi”, tregoi moderatori.

Rajna Kovaçi – Publiciste

Dr. Alfred Aga – Kirurg i Kokes dhe i Qafes pranë Spitalit Amerikan Nr. 1