#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Marjona Metohu, Piro Paparisto, Iva Tiço

Iva Tiço: Ju prezantoj ashuren time letrare dhe elegante!

Gjumi, po aq i rëndësishëm për shëndetin e zemrës sa dieta e sporti!

Me djalin 5 muajsh në krahë, Marjona Metohu del për herë të parë në emision: Kam qarë nga gëzimi kur e kam parë

Marjona Metohu është një nga këngëtaret e cila është pëlqyer shumë që në fillimet e saj, prej pak muajsh ajo është  duke përjetuar një nga ndjesitë më të bukura që mund të ketë një grua, ajo është bërë nëna e Matiasit.

E ftuar në emisonin “Rudina” në Tv Klan , Marjona Metohu ka ndarë për publikun përjetimet e para të këtij ndryshimi në jetën e saj, por jo vetëm kaq, ajo e ka ëmbëlsuar studion duke marrë me vete për herë të parë në një emision bebushin e saj.  

Ajo ka zbuluar se në fakt kjo është hera e dytë që Matiasi vjen te “Rudina”, sipas saj ai edhe herën e parë ka qenë 5 muajsh, por në barkun e mamit, pasi Marjona ka qenë e ftuar në kohën kur ishte shtatzënë  dhe në një iontervistë ku zbuloi emrin e vogëlushit të saj.    

“Matriasi për pak ditë bën 5 muaj. Kur kemi ardhur në studio herën e parë ka qenë 5 muaj te barku i mamit”, tha Marjona Metohu.

E pyetur nga Rudina se si ka ndryshuar jeta e saj këto 5 muaj të parë ajo ka treguar se ka shumë lodhje, por që Matiasi i jep shumë dashuri.

“Si fillim mund të them  se më ka ndryshuar jeta  totalisht në çdo aspekt të mundshëm. Ka shumë lodhje, përkushtim, por ka edhe shumë dashuri. Është i buzëqeshur me të gjithë. Në fillim ishte shumë i lidhur pas meje, ndërsa tani i buzëqesh dhe rri me të gjithë”, tha këngëtarja.

Gjithashtu ajo ka treguar se si e ka përjetuar lindjen e djalit, ku është shprehur se në operacion ka hyrë duke qarë nga frika, e ka dal duke qeshur nga lumturia.

“Mbaj mend se kisha shumë frikë atë moment madje aq shumë frikë sa thosha unë nuk lind pa hyr im shoq në sallën e operacionit,  më pa aq të vendosur mjeku anestezist, sa  tha “silljani burrin ku e ka, se  kjo  s’paska ndërmend të lindi sot. Dhe unë kam hyrë duke qarë e dola duke qarë nga salla. Hyra duke qarë nga frika se nuk e dija çfarë më priste dhe dola duke qarë nga gëzimi sepse në momentin  që kam parë Matiasin kam thënë vetëm sa i bukur që është dhe rrija vazhdimisht duke e parë. Lindi aq i pastër dhe lindi një  bebe  e madhe”, u shpreh Marjona Metohu.

“Gjatë shtatzënisë kam shtuar 16 kile”, Marjona Metohu flet “pa dorashka”: E kisha të vështirë…

Këngëtarja Marjona Metohu prej 5 muajsh është bërë nënë. Matiasi është djali i saj i parë dhe për të folur për këtë eksperiencë të parë ajo ishte e ftuar pasditen e kësaj të premteje në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo ka treguar se si ka përjetuar shtatëzëninë dhe lindjen e djalit, e ndër të tjera ka zbuluar edhe se sa kilogram shtoi gjatë shtatëzënisë.

Rudina Magjistari: Në  lidhje me kilogramët, sa arrite sa shtove deri në fund të shtatëzënisë?

Marjona Metohu: Kam shtuar 16-17 kilogram çuditërisht nuk dukeshin shumë. Por barku ishte goxha i madh dhe doktori më thoshte përveçse është një bebe e madhe,  janë ujërat dhe në momentin që do lindësh do i humbasësh menjëherë, por nuk humba menjëherë. Unë nuk kam qenë e fiksuar që pas lindjes të mbaja dieta që të humbisja kilet, e vetmja gjë ka qenë mirëqenia e djalit dhe e imja. Duke qenë se isha dhe me gji duhet të ushqehesha më mirë që të mund ta ngopja djalin. Tani që djali nuk është më me gji sikur po kujdesem pak me pjesën e ushqimit. Por deri në atë moment nuk kam parë asnjë dietë, madje kur më thonin hiq brumërat e këto, nuk është se i hoqa, e kisha pak të vështirë.

Rudina Magjistari nuk i reziston ashures letrare, Iva Tiço: Mos ta marri vesh Blendi Fevziu se…

Iva Tiço tregon pse e quajti kështu  recetën e saj. Ajo e ka marrë recetën nga romani i autores Elif Shafak “Bastardja e Stambollit”. Në fundin e këtij romani i cili në çdo kapitull ka një nga përbërësit e ashures në kapitullin “Arsenik”, Iva gjeti recetën e kësaj recete e cila duket shumë e bukur dhe shumë e shijshme . 

Ajo kishte sjellë me vete në emisionin e “Rudina” në Tv Klan edhe një tas me ashure të cilit Rudina nuk mundi t’i rezistonte, por Iva Tiço ka zbuluar se edhe një personazh tjetër publik që “vdes” për ashure dhe ai është Blendi Fevziu.

Iva Tiço: Mbaj mend në vitet e fëmijërisë kishte dy lloj ashuresh një që ishte e thjeshtë dhe një  me kadaif sipër. Unë vdisja për atë ashuren me që kishte pak kadaif. Akoma kam qejf që herë pas here në shtëpi kur kam ashure ble  dhe pak kadaif dhe ja vë sipër, për hir të së shkuarës.

Rudina Magjistari: Ashurja për mua është një ëmbëlsirë shumë e shijshme.

Iva Tiço: Mos ta marri vesh Blendi Fevziu që jemi këtu se…

Rudina Magjistari: E ka të preferuarën e vetë këtë?

Iva Tiço: Ai vdes  për ashure, mbaj mend që kur punonim te Klani i vjetër që kishim një dyqan poshtë, kishim kohën e ashures, kur ikte e gjithë redaksia për ashure./tvklan.al