Lamtumire nje prej ikonave te kinematografise shqiptare, Rikard Ljarja!

Një prej ikonave të kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan foli miku i tij më i mirë, regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj.

Ai u shpreh se nuk kishte mundësi që të kishe pasur lidhje me aktorin Ljarja dhe të mos kishe dashuri dhe dhimbje për të. Regjisori e vlerëson si një person tejet të veçantë me një shpirt të madh.

Mevlan Shanaj: Kam një gjë shumë personale dhe do ta ndaj këtë, xhiroja në Dhjetor të 1989, “Fletë të bardha” ishin në Fier në një hotel. Edhe kur kthehem në atë të ftohtë Dhjetori, e shoh që kishte larë ndërresat e tij dhe ndërresat e mija. Edhe u çudita dhe i thashë si ka mundësi të më lash dhe ndërresat, çfarë je ti njeri? E kupton të jesh në madhështinë e një figure të atillë dhe të bësh veprime kaq tipike, kaq njerëzore, kaq humane. Këtë mund ta bënte vetëm Rikardi, prandaj nuk ka mundësi që të kesh qenë në lidhje me të dhe të mos kesh këtë dhimbje, këtë dashuri.

Shanaj përlotet teksa kujton edhe takimin e fundit me të.

Rudina Magjistari: Cili ka qenë komunikimi i fundit që keni pasur me të?

Mevlan Shanaj: Komunikimi i fundit ishte që po i jepja ca këshilla se i kishte rënë tensioni dhe i bëja psikoterapi se më mori ai. Por i parafundit është një gjë tjetër, një gjë shumë e bukur. Më tha m’u bënë 3 muaj e gjysmë Mevlan, që nga vendi ku rri i shtrirë shikoj përballë pallatin e komshiut, shikoj katin e pestë dhe një fragment qielli. Numëroj antenat disa herë në ditë, janë 11 dhe sa herë i numëroj po 11 janë. I thashë Riku do ta bësh tregim ti këtë, jo tha jo, po ta jap ty(përlotet). /tvklan.al

Yoga me Egla Harxhin nga tarraca e shtepise se saj!

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në Tv Klan ishte Egla Harxhi. Ajo është cilësuar si një ndër vajzat më të bukura të Shqipërisë, ish Miss-Shqipëria 2007.

Në këto ditë karantinimi ka zgjedhur që ti fokusohet jogës. Prej vitesh e ka praktikuar këtë sport, por pas një pauze pothuajse 2-vjeçare i është rikthyer sërish.

Egla Harxhi: I jam rikthyer në fakt kam bërë 5 vjet praktikë joge, i kam kaluar pak a shumë të gjitha llojet e jogës. Unë e ndërpreva për 2 vjet, për disa arsye që në fakt… Jogën në fakt kur e kam nisur, nuk e kam nisur si sport, por e kam nisur si rrugëtim më tepër të eksperiencave të trupit, të shqisave dhe mirëqënies fizike. Dhe kur arrita në atë pikë që arrita t’i menaxhoja të gjitha, trupin, mendjen dhe atë që quhet shpirti, më humbi një farë kohe interesi për jogën dhe m’u rikthye kohët e fundit në karantinim.

Rudina Magjistari: T’u rikthye nga nevoja për t’u marrë me diçka?

Egla Harxhi: Edhe pse në fakt lidhet edhe me profesionin. Zakonisht për arkitektët, pjesa e shtyllës kurrizore vuan shumë nga qëndrimi para kompjuterit. Edhe nga mungesa e kohës, në kohët moderne që jetojmë nuk ishte e mundur që ta praktikoja më jogën dhe tani që kemi kohë i jemi rikthyer. /tvklan.al

Teknologjia me bashkekohore ne trajtimin e kancerit ne Spitalin Hygeia!

Doktori do të flasë TRUEBEAM Radioterapi System – Teknologjia më bashkëkohore në trajtimin e Kancerit, për herë të parë, në Shqipëri & Rajon e sjellë nga spitali Hygeia. Një risi e sjellë nga spitali Hygeia vjen në fushën e trajtimit te kancerit me radioterapi apo sic njihet ndryshe teknologjia e trajtimit të kancerit me rrezatim jonizues.

Për herë të parë në Shqipëri dhe Rajon spitali Hygeia ka futur në Departamentin e Radioterapisë teknologjine më të avancuar dhe efektive te trajtimit te kancerit me Radioterapi, teknologjia TrueBeam Radioterapi System. Tekonologji kjo e cila vjen me nje sere avantazhesh për te gjithe ata paciente të cilet vuajnë nga sëmundje tumorale dhe e kane te domosdoshme te trajtohen me radioterapi.