Edi Gogu ndan eksperiencen e Covid-19 ne rrjetet sociale.

Në këtë pjesë të parë do të kemi të ftuar një personazh të njohur mediatik. Ajo është moderator dhe autore librash për fëmijë. Para disa ditësh ajo ka qenë e infektuar me COVID-19 dhe gjatë 14 ditëve të mjekimit të saj në shtëpi ajo ka ndarë në rrjetet e saj sociale një ditar karantine, ku çdo ditë ndante me ndjekësit e saj ndjesitë si vepronte virusi në trupin e saj. Do ta kemi sot të ftuar të studio, të shëruar nga Covid-19 për të ndarë edhe me ne ditarin e saj të karantinës.

Cifti i pare gay zyrtarizon dashurine ne Karaibe.

Do të kemi në këtë pjesë një lidhje skype nga Londra ku do të kemi një personazh shumë interesant, të cilin para dy vitesh teksa e kemi patur të ftuar në studio ka bërë një rrëfim rrëqethës për veten e tij, një histori frymëzimi të një djali nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, i cili sot është bërë një ndër folësit më të rëndësishëm, motivues, trajner biznesi me famë ndërkombëtare. Sot  ai është më I lumtur se asnjëherë, pasi do të na prezantojë edhe partnerin e tij, me të cilin kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë. Por fillimisht kujtojmë edhe njëherë historinë e Tony Seilimit në programin tone…

Comodita Home ulje deri ne 70% nga 4-8 Mars.

Në këtë pjesë të tretë do të flasim për arredimin e shtëpive tona me produkte cilësore, esteikisht të bukura nga linja e Comodita Home. Në ditëlindjen e 6-të të saj, Comodita Home ka menduar për të gjithë ju që të sjellë oferta që shkojnë deri në 70 % ulje. Një bum me produkte këtë periudhë në Comodita me një bum ulje dhe dhuratash. Për 4 ditë, nga dt 4 deri më 8 mars do të ketë super oferta dhe ulje në mbi 600 produkte. Kjo dedikuar festes së mësuesve dhe të grave që është mundesi shume e mirë për të gjetur dhratën e duhur pranë dyqaneve tona.