E rrethuar me trendafila, Eli Fara tregon se si e festoi ditelindjen!

Këngëtarja vjen të  na tregojë si ka qenë e gjithë kjo periudhë për të, pjesëmarrjen në sfilatën e Joni Peçit për herë të parë bashkë me vajzën e saj Marinën. Ajo ka pasur ditëlindjen me 21 maj, ka festuar 53 vjetorin.

“Miss Shqiperia 2020”/Nis pergatitjet konkursi i bukurise mbareshqiptare!

Petri Bozo është një nga regjisorët më të njohur në Shqipëri. Ai organizon tre evenimente gjigande në vit si “Miss Shqipëria”, “Netët e Klipit” dhe “Miss Globe”.

Netët E Klipit Shqiptar është festival muzikor e njohur. Netet e Klipit Shqiptar është festivali i vetëm i imazhit shqiptar që daton që në vitin 2002 dhe organizohet çdo vit në Tiranë si një festival i mirëfilltë i videoklipit ku konkurojnë artistë të shumtë e studio prodhimi të kësaj fushe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi si dhe diaspora shqiptare duke e bërë garën çdo vit e më interesante. Duke qënë autor klipesh, Petri Bozoz i lindi ideja për të krijuar Festivalin e Klipeve. Këtë vit është edicioni i 17-të i festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”, dhe nata gala e ndarjes së çmimeve do të jetë në datën 20 Qershor në Ulqin.

Miss Shqiperia filloi si event në vitin 1998. Këtë vit është edicioni i 22-të i “Miss Shqipëria 2020” dhe do të zhvillohet në tv Klan. 31 finalistet do të sfilojnë në shtëpinë Muze të Kongresit të Lushnjës. Audicionet fillojnë në datën 9 qershor, nesër deri në 12 Qershor, në studiot e tv Klan.

Kur do te rikthehen ditet me diell? Parashikimi i motit per muajin qershor!

Moti gjatë këtij muaji ka qenë shumë I paqëndrueshëm. Uruam që me lehtësimin e masave nga Covid-19 të kishim mundësi të shijonim ditët e bukura me diell të humbura nga qëndrimi në shtëpi, por mesa duket do të na duhet të qëndrojmë edhe disa ditë, deri në stabilizimin e motiti. Ne sot do të kemi nëpërmjet lidhjes metorologun…. për të na treguar se si pritet të  jetë ky muaj…