Megi Pojani: Ju prezantoj me dy motrat e mia, Marsela dhe Ina!

Megi Pojani ka qënë për tre vite pjesë e “Hostel by Anabel” fillimisht ka qënë gazetare tek Anabel. Me pjesëmarrjen e saj tek “Hostel by Anabel” spikati duke tërhequr shumë vëmëndje. Ndërkohë njihet për karaterin e saj të lirshëm dhe pa tabu, ndërsa numëron dhe shumë ndjekës në instagram. (241 mijë folloëersa)

Megi ka dhe dy motra të tjera, Marsela që është më e madhe dhe Ina që është më e vogël. Tashmë dhe Marsela dhe Ina kanë krijuar imazhin e tyre përmes instagramit.Marsela ka mbaruar univerisitetin për Administrim Biznes. Është marrë me marketing dhe angazhohet në biznesin familjar. Ndërsa Ina ka mbaruar shkollën per kulinari në Zvicër dhe ka punuar atje. Tani është rikthyer në Tiranë dhe studion për marketing.

 Marsela, Megi, Ina fëmijërinë e tyre e kanë kaluar në Elbasan, ndërsa kanë qënë gjithmonë shumë të lidhura me njëra tjetrën. Ato kanë foto të shumë në plazh por dhe duke kërcyer së bashku.Megi dhe Marsela kane tatto në shputën e këmbës “Made in Pojani”. Motrat Pojani kanë të vendosur në bio në instagram “coyote”. Marsi Pojani- Coyote 1/ Megi Pojani – Coyote 2/ Ina Pojani – Coyote 3

Me datë 22 maj Megi dhe Ina kanë festuar ditëlindjen në Drymades. Ina e ka me 20 maj ndërsa Megi me 22, por e kanë festuar të dyja në një ditë.

Me Ollga Maton nga Gjermania/Punonjesia sociale qe stervitet ne “pole dance”

Ollga Mato që 2009  jeton në Gjermani. Ollga shkoi për të ndjekur studimet master për “Peace and Conflicts” / “Menaxhim konfliktesh” . Në 2011 ka jetuar pothuajse një vit në Azin Juglindore, ku bëri praktikën tek UNICEF në Bangladesh dhe në Kamboxha. Në 2013 ka punuar tek Kryqi i Kuq në Frankfurt, me projekte të ndryshme dhe tema sociale.

Aktualisht punon tek Kryqi i Kuq ne Köln, ku menaxhon vullnetaret në Gjermani që punojnë në spitale dhe kopshte.  Prej një viti bashkëjeton me mamin dhe të fejuarin, i cili eshte turk por i lindur në Gjermani. Me sportin ka filluar në moshën 30 vjec për shkak te dhimbjeve te belit. Si fillim ka bërë 2 vite BOX dhe para 2 viteve kam filluar Pole Dance.

Pershtatja e palestrave ne normalitetin i ri COVID-19!