RUDINA – HERION MUSTAFARAJ I “BENI ECEN VETE” PREZANTON PER HERE TE PARE VAJZEN E TIJ; MASAKRA E SELENICES: KUSH E KRIJOI PERBINDESHIN?

RUDINA – HERION MUSTAFARAJ I “BENI ECEN VETE” PREZANTON PER HERE TE PARE VAJZEN E TIJ; MASAKRA E SELENICES: KUSH E KRIJOI PERBINDESHIN?

19:58 03/09/2018

Të ftuar:

Gezim Tushi – Sociolog

Etleva Delia – Gazetare “Gazeta Panorame”

“Kiki do you love me” e këngëtarit Drake ishte padyshim hiti i kësaj vere që i bëri të gjithë të kërcejnë.

Ritmeve të këtij hiti nuk i ka rezistuar as moderatorja e emisionit “Rudina”, Rudina Magjistari e cila çeli sot sezonin e ri.

Moderatorja e Tv Klan nisi emisionin me ritmet e kësaj kënge teksa kërcente përpara hyrjes së Televizionit Klan. E veshur me një fund pink dhe një këmishë me lule, Magjistari duket se e ka nisur plot energji dhe pozitivitet sezonin e ri.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, risi do të jenë historitë frymëzuese që qytetarët do të ndajë me të gjithë përmes emisionit “Rudina”.

Disa prej ngjarjeve të ndodhura gjatë kësaj vere në Shqipëri kanë tronditur thellësisht opinionin publik.

Emisioni “Rudina” ka trajtuar sot në puntatën e parë të çeljes së këtij sezoni, tre prej ngjarjeve më të bujshme. Bëhet fjalë për masakrën e Selenicës, ku mbetën të vrarë 8 anëtarë të një familje, zhdukjen e dajës dhe nipit në rrethana misterioze në Shkodër dhe sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Në masakrën e Selenicës 8 anëtarë të një familje u ekzekutuan nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj, i cili hapi zjarr me breshëri kallashnikovi. Në polici, 24-vjeçari deklaroi se personat e lartpërmendur e akuzonin pa të drejtë për vjedhje pulash.

Ngjarja e dytë lidhet me zhdukjen misterioze dajë e nip në Shkodër. 56-vjeçari Gëzim Hysaj, baba i katër fëmijëve dhe nipi i tij Agron Molla, i cili ka tre fëmijë janë larguar ditën e 23 Gushtit nga banesa dhe nuk janë kthyer më. Sa i përket pistës që po hetohet nga ana e grupit hetimor është hakmarrja ndaj nipit të tij, Agron Mollaj, pasi ky ka bërë një vrasje në vitin 1997.

Një tjetër ngjarje e rëndë këtë verë ishte sulmi me breshëri kallashnikovi ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala. Në momentin e ngjarjes brenda banesës ishin 8 persona, prindërit, motra, vëllai, të afërm të familjes dhe 2 vajzat e gazetares Lala.

Për të folur pikërisht për këto ngjarje ishin të ftuar në studion e “Rudina” sociologu Gëzim Tushi dhe gazetarja e gazetës “Panorama”, Etleva Delia.

Tushi kërkoi mobilizimin e shtetit dhe strukturave përkatëse, që të marrin masa, pasi sipas tij, këto krime po cënojnë cilësinë e jetës publike.

“Situata në shoqërinë shqiptare është agravuar shumë dhe krimi është bërë i përbindshëm. Jam personalisht i shqetësuar për dimensionet dhe format e përbindëshme që ka marrë. Kjo tregon që ne jemi në një moment shumë delikat, ku krimi po tenton të nxjerrë dhëmbët. Është një moment që shteti bashkë me struktura të tjera duhet ta bëjë zap, sepse këto dimensione të krimit në shoqërinë tonë po prekin cilësinë e jetës dhe njërëzit janë shumë të shqetësuar. Unë them që krimi është një e keqe e madhe publike dhe duhet vlerësuar si e tillë. Arsyet se përse ndodhin këto ngjarje mund të jenë të shumta, unë i kam të renditura:

-Rrënimi i aspekteve edukative të familjes, e cila po humbet strukturalisht funksionet e saj për të formuar një qenie humane.

-Shkolla, e cila ka ndikimet e veta.

-Varfëria është një tjetër arsye.

-Përdorimi i gjerë i alkoolit dhe drogërave, të cilat po rrisin neurotizmin social dhe atë individual.

Praktikisht jemi përballë një qenie që ke frikë të thuash se erdhëm nga bota e kafshëve dhe u bëmë njerëz dhe tani po ecim drejt një qenie që është gati bishë. Jemi në një shoqëri ku armën e gjuhës po e zëvendësojmë me gjuhën e armës”, tha Tushi.

Herion Mustafaraj – Aktor

Dea Spiro – E bija e aktorit

Ai është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin Herion Mustafaraj të cilin e njohim si “Beni” pasi ka lënë gjurmë në memorien tonë si djali çamarrok në filmin e famshëm shqiptar “Beni ecën vetë”.

Edhe pse prej 27 vitesh vazhdon jetën e tij në Amerikë, ai nuk i ka munguar skenës shqiptare me projekte të ndryshme. Por këtë herë ai ishte në studion e “Rudina” në Tv Klan me vajzën e tij Dea.

Gjatë emisionit ai foli për marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën 15-vjeçare, e cila vizitonte për herë të parë Shqipërinë dhe tregoi për një nga momentet më delikate të jetës së tij, divorcin me bashkëshorten.

“Kur u divorcuan prindërit e mi unë isha thjeshtë 1 vjeç dhe jam rritur me këtë pjesë të jetës. Unë shihja familje të varfra që babai pinte, por për mua ishte më e vyer që ai kishte nënë e babë bashkë sesa unë që nuk i kisha. Unë i adhuroja dhe shpesh shkoja tek shtëpitë e shokëve të mi dhe haja bukë me ta. Unë me Evin, ish-gruan time jemi divorcuar kur Dea ishte e madhe, ishte 13 vjeç dhe i kuptonte gjërat. Ne menduam se ishte më mirë të ecnim në rrugët tona. Dea tani jeton me mamanë, gjyshin dhe gjyshen nga ana e mamasë. Ne vazhdojmë të jemi shumë miq”, tregoi aktori.

“Cash Only” është gjithashtu një nga projektet e rëndësishme të Herionit që shfaqet në ‘Netflix’. Ai luan një nga rolet më të spikatura dhe quhet Agron. “Cash Only” është prodhuar në Amerikë nga lobi amerikano – shqiptar i Detroitit, duke sjellë një tjetër këndvështrim të jetës amerikane. Filmi është fitues i shumë çmimeve në festivalet ndërkombëtare të filmave.

Eraldo Rexho – Drejtor i revistës “Who”

Gerta Gixhari – Moderatore TVSH

Eni Shehu – Gazetar/Moderator

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori