RUDINA – VIKENA KAMENICA: “BRIDGES OF MUZICAL TRADITION”, PERLAT E MUZIKES SHQIPTARE DHE GREKE; FIORALBA DIZDARI, NJE MODELE SI PREZANTUESE MOTI

RUDINA – VIKENA KAMENICA: “BRIDGES OF MUZICAL TRADITION”, PERLAT E MUZIKES SHQIPTARE DHE GREKE; FIORALBA DIZDARI, NJE MODELE SI PREZANTUESE MOTI

20:12 14/03/2018

Të ftuar:

Vikena Kamenica – Mezzo Soprano

Më datë 15 Mars në Tiranë dhe më datë 16 Mars në Vlorë, për herë të parë në Shqipëri do të organizohet një koncert që do të sjellë për publikun shqiptar perla të muzikës trandicionale shqiptare dhe asaj greke.

“Bridges of musical tradition” titullohet koncerti dhe vjen nën interpretimin e dy artistëve të jashtëzakonshëm, mezzosopranos shqiptare, Vikena Kamenica dhe tenorit grek, Stavros Salabasopoulos.

Mjafton të përmendim vetëm disa prej këngëve të repertorit, si “Margjelo”, “Baresha”, “Moj e bukura Arbëri”, etj, për të kuptuar se çfarë perlash do të përmbajë ky koncert. Por për të dhënë më shumë detaje rreth koncertit ishte sot e ftuar në “Rudina”, Vikena Kamenica.

“Në koncert do të ketë materiale shumë të mira të muzikës klasike shqiptare dhe kam vënë kolegun tim grek për të kënduar një duet në shqip, ashtu siç edhe unë do të këndoj një duet në greqisht. Ky koncert do të jetë një formë ndryshe nga çfarë kemi parë deri tani”, tha Kamenica.

Ndërkohë Salabasopoulos, në një konferencë për mediat tha se ndihet i nderuar që do të këndojë në Shqipëri.

Fioralba Dizdari – Prezantuese moti në “Abc News”, modele

Ajo është një nga vajzat më të bukura në Shqipëri dhe karrierën e saj e ka nisur si modele. Pas kësaj eksperience në modeling, ajo tashmë ka vendosur të sfidojë veten në televizion dhe ka marrë përsipër që të jetë prezantuesja e rubrikës së parashikimit të motit në ABC News.

Bëhet fjalë për Fioralba Dizdarin, e cila ishte sot në “Rudina”, në Tv Klan dhe gjatë emisionit rrëfeu se si e mori ftesën për të qenë pjesë e ABC News.

“Drejtuesit e ABC News kur morën vesh që unë do të qëndroja më shumë kohë në Shqipëri se sa në New York më thanë që ta provonim me motin. Bëra disa audicione dhe e panë të arsyeshme që të vazhdoja. Mbaj mend provën e parë që kam bërë, më dhanë një tekst dhe kur dola nuk lëviza fare as duart asgjë, vetëm dhashë tekstin pasi më thanë që duhet të më shihnin nëse dal bukur në kamera. Më pas bëra një audicion tjetër që ishte në përmirësim. Vijova edhe me dy audicione të tjera dhe më pas më morën. Nga dita e parë ka një lloj evoluimi, ka ndryshim. Pjesa e tekstit ka qenë e vështirë, sepse jemi pa prompter”, tha Dizdari.

Marsi Bardhi – Administratore supermarket “Baronesha”

Greta Meshi – Gazetare

Të ngjashme
UKT