Të ftuar:

Xheraldina Vula – Gazetare/Drejtuese programit “Diçka po zihet”

Ajo është një ndër gazetaret më të njohura në Kosovë dhe jo vetëm. Xheraldina Vula është po ashtu nëna e këngëtarit të suksesshëm Ledri Vula.

Me energjinë, humorin dhe pozitivitetin që transmeton, Xheraldina, ose siç njihet ndryshe Xheri, ka ditur si të fitojë zemrat e publikut.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, në një intervistë ndryshe. Gjatë emisionit, ajo foli për marrëdhënien me djalin e saj dhe mori edhe një videomesazh surprizë prej tij.

“Ne jemi shumë të lidhur, që të tre jemi shumë të lidhur dhe sa herë kemi diçka konsultohemi me njëri-tjetrin. Por Ledrit unë shpesh i them: Të të njihnin vajzat ashtu si të njoh unë, nuk do kishin ardhur pas teje. Dhe ai më thotë: Çfarë ke ti?

Ai nuk di të gatuajë, është dembel të shtrojë dhe të ngrejë tavolinën. Pret nga nëna dhe babai që t’i përgatisin ushqim. I them shpesh: Një djalë modern si ti nuk duhet të presë çdo gjë gati. Kur Ledri ka qenë i vogël ka qenë shumë i lëvizshëm, por edhe shumë i dëgjueshëm”, tregoi Xheraldina Vula.

Por ndërkohë që ajo fliste për marrëdhënien me të, në ekran u shfaq një videomesazh nga këngëtari.

“Unë si gjithmonë jam në lëvizje, sot jam në Frankfurt. Të të them të dua shumë dhe gjëra të tjera, ti i di. Por kam qejf të të bëj një pyetje: Do kishe dashur më shumë që unë të kisha një vëlla, ose një motër, apo ke qejf të bëhesh gjyshe? Pyetje e vështirë…”, tha Ledri.

Pas videomesazhit Xheraldina tha se padyshim dëshira e saj tani është që të bëhet gjyshe.

“Do kisha dashur që Ledri të kishte një vëlla ose një motër deri në këtë ditë, por tani do doja të bëhesha gjyshe, patjetër. Unë pres të bëhem gjyshe. Me dëshirën time do duhej të ishte shumë afër”, përfundoi Xheraldina Vula.

Albert Dumani – Drejtor Programacioni Tv Klan

Prej 2 javësh, në ekranin e Tv Klan po transmetohet seriali më i ri, “Dashuri Bardh e Zi”. Edhe pse është në episodet e para të tij, seriali duket se ka mbërthyer publikun para ekranit. Dhe këtë e thotë Albert Dumani, Drejtori i Programacionit në Tv Klan. Ai ishte sot i ftuar në studion e “Rudina”, ku zbuloi detaje nga seriali më i ri, për të cilin tha se është prodhim i 2018-s dhe se të gjitha seritë e tij do të vijnë premierë në Tv Klan.

“Sot ishte episodi i 11-të i këtij seriali. Është një serial dramatik, që në episodin e parë publiku e ka ndjekur dhe ka patur audiencë shumë të lartë, deri në 70%. Është një histori e dy njerëzve krejt të ndryshëm, ai është i ziu dhe personazhi femër është e mira, e bardha. Aktorët shfaqen për herë të parë në Shqipëri, por në Turqi janë shumë të famshëm. Ky serial është i 2018-ës dhe nuk ka përfunduar ende me xhirimet. Të gjitha episodet që transmetohen në Turqi do të vijnë premierë në Tv Klan”, tha Dumani.

Gjatë emisioni Dumani po ashtu zbuloi se çfarë do të ndodhë nesër në serinë e ardhshme.

“Asllë do të zbulojë se ai person që ajo kishte patur të dashur kishte qenë i martuar dhe kishte edhe një fëmijë. Asaj tashmë nuk ka pse t’i ngelë më peng, që kishte lënë të dashurin dhe ishte martuar me Ferhatin. Tashmë ajo do t’i japë fund asaj dashurie që la pas”, tha Dumani.

Malvina Daraku – Perfaqësuese e Versace 19.69