Modelet kalojnë ne pistën e Kullës Eiffel me magjepsjen e madhe parisiene

Shtëpia franceze e modës Yves Saint Laurent prezantoi koleksionin e saj  në një pistë të hapur përballë Kullës Eiffel , një koleksion veror të  veshjeve elegante të mbrëmjes të stilistit Anthony Vaccarello.

Të ftuarit , duke përfshirë yllin e K-pop-it, Rose of Blackpink, u pozicionuan në rreshtin e parë , duke u ndalur për selfie përpara një shatërvani të madh me ujë të rrjedhshëm.

Modelet mbanin fustane të tejdukshme dhe të holla të veshura me pallto lëkure që kishin shpatulla të spikatura dhe fshinin tokën. Luku i modeleve përfshinte edhe vathë të trashë të rrumbullakët që plotësonin imazhin.

Duke iu përmbajtur kryesisht pamjeve njëngjyrëshe, modelja e parë ishte e veshur me tone ulliri, Vaccarello hodhi në qendër të vëmendjes siluetat.

Në mesin e të ftuarve, në shfaqje në ditën e dytë të Javës së Modës në Paris, ishin  Carla Bruni dhe Rossy de Palma.

Klan News