Grupimi politik Bashkimi për Demokraci ka protestuar sot ndaj plotësimit të Komisionit të Zgjedhjeve me anëtarin e shtatë. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, komisioni i kusarëve kompletoi mbrëmë aktin e shkatërrimit përfundimtar të legjitimitetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ata tha Berisha synojnë që nëpërmjet këtij komisioni familjaro-politik, të vjedhin votat e shqiptarëve.

“Fotasin, Fotas Nano është i emëruar në përputhje me pasaportën kurse Pali Xhelo, koloneli i sigurimit të shtetit emërohet në përputhje me vullnetin e të tjerëve. Pra, kemi të bëjmë me një amalgam familjaro-policie sekrete i cili në tërësinë e tij është i papranueshëm nga zgjedhësit shqiptarë.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Beg