Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në funksion të përpjekjeve të tij që procesi zgjedhor të mos manipulohet ka patur një takim në selinë e OSBE-së me kryetarin e prezencës Osmo Lipponen.

Vendimi i Këshillit të Lartë të drejtësisë për qëndrimin e Subashit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë një nga shqetësimet kryesore për kryetarin e opozitës i cili ka kërkuar ndërhyrjen e OSBE-së për këtë çështje.

Veç kësaj sipas Berishës një rol të rëndësishëm duhet të luaj edhe presidenti i republikës Alfred Moisiu.

Sali Berisha: kam denoncuar përpjekjet e Nanos, të hapura për të ndëshkuar zgjedhjet. Janë trajtuar problemi i KQZ-së në të cilën unë i ka kërkuar presidentit zgjidhjen e çështjes dhe kam kërkuar që ai problem përbën një kusht themelor për procesin zgjedhor, unë pres zgjidhje.

Nga ana e saj OSBE i ka sugjeruar opozitës se çështja e Subashit do të zgjidhet në përputhje të plotë me zbatimin e ligjit duke mos lejuar të cenohet procesi zgjedhor.

Berisha i druhet kontestimit të zgjedhjeve edhe nga policia e shtetit ku si pas aktit normativ do të dyfishohen forcat e rendit ditën e 12 tetorit këtë ja bëri të ditur institucionit të OSBE-së./tvklan.al