Lajme Arkiva 2003

Kryetari i opozitës Sali Berisha ka kërkuar nga Partitë Popullore Evropiane në Bruksel të dërgojnë një mision që të mbledhë fakte rreth manipulimit të procesit zgjedhor në 12 tetor në Shqipëri.

Në byron parlamentare të Partive Popullore Evropiane Berisha ka bërë përgjegjës për parregullsitë e procesit dhe ngjarjeve që kanë vijuar më pas në Himarë dhunën ndaj fjalës së lirë etj, kryeministrin Fatos Nano madje duke e cilësuar atë kontrabandistin kryesor të vendit.

Berisha deklaroi se do të ndiqen të gjitha rrugët legjitime për të proceduar rreth Bashkisë së Tiranës dhe Durrësit në mënyrë ripërtëritjen e zgjedhjeve për këto dy bashki.

Sali Berisha: Tirana dhe Durrësi do të ripërsëriten. Do të ripërsëriten sepse mbi bazën e dokumenteve,do të procedohet me të gjitha rrugët legjitime. Të gjitha rrugët legjitime kombëtare dhe ndërkombëtare do të ndiqen. Nga kjo vizitë urgjente në Bruksel Berisha shprehet se ka marrë mirëkuptimin dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve./tvklan.al