Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar gjatë ditës në Kosovës ndërsa gjatë largimit ka deklaruar se po e lë Kosovën i shqetësuar.

Ai ka deklaruar se për anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian duhet bashkëpunim dhe kompromise “jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kufijtë po bëhen më pak të rëndësishëm, tregtia, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi janë të rëndësishëm për këtë. Kam vizituar Prishtinën sot dhe do të vazhdoj me vizita ditëve të ardhshme në Ballkanin Perëndimor për të përgatitur rezultate konkrete për njerëzit e Ballkanit që të kthehen në rrugë për të ecur përpara. Na duhet kompromis dhe gatishmëri për koncesion për marrëveshje politike të cilat nuk janë të lehta as për Serbinë dhe as Kosovën”.

Ai ka thënë të enjten se Procesi i Berlinit angazhohet për tregti të përbashkët, duke shtuar se iu ka kërkuar vendeve kompromise për lirinë e mallrave, parasë dhe tregtisë në rajon.

Po iki i shqetësuar që nuk jemi aty ende. Nëse nuk marrim rezultate më të mira para samitit më 24 Tetor, jam i shqetësuar se nuk e kemi arritur qëllimin tonë që bashkëpunimi rajonal, tregu i përbashkët rajonal është formati i duhur për të arritur rezultate konkrete për njerëzit e Ballkanit”.

Sarrazin ka shtuar para gazetarëve se po bëhen përgatitjet për mbajtjen e Samitit të Berlinit në Tetor. I dërguari i Gjermanisë gjatë së enjtes është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe dy liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Memli Krasniqi (PDK).

Tv Klan