Kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se Qeveria Kurti nuk po e trajton kryeqytetit si të sajin. Rama ka akuzuar Kurtin për pengim të disa projekteve madhore, siç është Unaza e Kryeqytetit dhe ndërtimi i rrugës “Agim Ramadani”.

Përkundër “pengesave” nga qeveria, Rama është shprehur i bindur se projektet e planifikuara do të përfundojnë, shumica e të cilave, siç tha ai, janë të bashkëfinancuara nga sektori privat.

Dy kompani të mëdha nga Zvicra që do të prezantojnë në shtator projektet në zonën te Stacioni i Autobusëve pavaresisht se qeveria Kurti sipas Ramës refuzon të investojë si të ishte në një shtet tjetër.

Tv Klan