Tajfuni “Gaemi” ka sjellë problematika të mëdha në Tajvan dhe Filipine. Siç shkrujnë mediat e huaja, kanë nisur kërkimet për një anije mallrash që kishte ardhur nga Tajzania, me 9 anëtarë ekuipazhi brenda. Këta të fundit ishin shtetas të Mianmarit. Dyshohet se tajfuni bëri që anija në portin jugor të Kaohsiung të fundosej.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/07/image-614-1024x681.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/07/image-611.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/07/image-610.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/07/image-618-1024x576.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/07/image-617.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/07/image-615-1024x683.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/07/image-620.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/07/image-619-1024x683.png)
Tajfuni, ka vrarë tre persona dhe ka plagosur qindra të tjerë në ishull prej të Mërkurës së shkuar. Bilanc ky që mund të rëndohet nëse vërtetohen dyshimet se ekuipazhi i anijes me flamur të Tanzanisë nuk ka mbijetuar.
Edhe në Filipine raportohet se është mbytur një anije-cisternë që transportonte 1.5 milionë litra karburant industrial. 8 persona u raportuan të vdekur.
Në Tajvan, stuhia ka detyruar zyrtarët të pezullojnë stërvitjet vjetore ushtarake, ndërsa janë anuluar thuajse të gjitha fluturimet brenda vendit e mbi 200 të tilla ndërkombëtare. Sipas autoriteteve, më shumë se 8 mijë njerëz janë zhvendosur përkohësisht nga ishulli.
/tvklan.al