Prokuroria e Tiranës sekuestroi disa llogari bankare në emër të një personi, që gjatë 3 viteve të fundit ishin bërë transferta parash nga persona të ndryshëm në vlerën 200 mijë Euro.

Këto para u dërguan nga Anglia në kohë të ndryshme që prej 2021. Referuar hetimeve një nga transfertat e kryera rezulton të jetë bërë nga shtetas i huaj, i cili gjithashtu ishte hetuar në Angli për pastrim parash.

Ai përdorte persona të tretë, që i detyronte ata të bëheshin pjesë e skemës nëpërmjet kërcënimit për të qarkulluar vlera monetare me burim krijimi kriminal dhe të dyshimtë.

Tv Klan