Serbët kanë paralajmëruar se do të organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare me Kosovën, konkretisht në territorin e Serbisë.

Kryetari i të ashtuquajturit Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se protesta do të nisë nga 6 Shtatori dhe do të zgjasë derisa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i vendit.

Kërkesë tjetër, sipas tij është edhe kthimi i serbëve në institucionet siç i quan të uzurpuara. Sipas paralajmërimeve, do të bllokohen pikat kufitare Kosovë Serbi, në Bërnjak, Jarinje, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Kullë.

Ndërkohë, gjatë javës pritet të arrijë në Kosovë, ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në përpjekje për të ulët palët në tavolinën e bisedimeve. E kryeministri Albin Kurti i ikën pyetjeve rreth asaj se çfarë do të bëjë me urën e Ibrit.

Albin Kurti: Këtu jemi në Institutin Francez, për tema të tjera flasim nga Kryeministria.

Ndonëse janë bërë gati një muaj që është bërë testimi i urës, qeveria ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për hapjen e urës duke thënë se po presin rezultatet përfundimtare ndonëse një gjë e tillë po kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar me arsyetimin se mund të nxisë tensione.

Tv Klan