Serbët në veri paralajmërojnë bllokim të kufirit nga 6 Shtatori. Kjo masë vjen pas mbylljes së strukturave paralele në disa komuna me shumicë serbe gjatë javës së fundit.

Kryetari i të ashtuquajturit Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviç, tha se bllokada do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara.

Ai theksoi se nuk pret ndihmë nga shteti dhe as nuk ka nevojë për të.

“Serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të marrin pjesë në bllokada që të mos shqetësohen nga Policia e Kosovës, por vetëm qytetarët nga territori i Serbisë, Mali i Zi dhe Republika Srpska”, tha Rojeviç.

Aksionin në veri të qeverisë Kurti e dënoi SHBA dhe BE duke e cilësuar të pa koordinuar dhe që pritet të nxisë tensione të reja mes Kosovës dhe Serbisë. 

Klan News