Shkak pezullimi i aktivitetit nga koronavirusi

Teksa po mendohet që masat shtrënguese të ashpërsohen edhe më shumë, Italia po numëron çdo ditë viktimat dhe të infektuarit me COVID-19 ndërsa kampionati që është lënë pezull po llogarit humbjet në vlera monetare.

Këtë të hënë do të ketë një mbledhje virtuale me videocall për të saktësuar pikërisht situatën financiare. Më pas do t’i komunikohet federatës se cilat janë humbjet për shkak të emergjencës për shkak të koronavirusit.

Deri tani ka dy parashikime mbi humbjet që do të pësoje Serie A. Në rastin më të keq, ose pamundësia për të rivazhduar sezonin, përllogaritet një humbje prej 720 milionë eurosh.

Kësaj shume i shtohet edhe kontributet e munguara nga UEFA për skuadrat që do të marrin pjesë në kupat e Europës 2019-2020, si dhe dëmet indirekte nga vlerësimi më i ulët që do t’u bëhet skuadrave sipas koefiçentëve.

Por nëse kampionati do të rinisë dhe do të luhen ndeshjet e mbetura humbjet do të jenë afërsisht 167 milionë euro.

Tv Klan