Të tjera lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 15:45 minuta të kësaj të mërkure. Tërmeti ishte me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në Detin Adriatik, 42 kilometra nga Tirana dhe 22 kilometra nga Durrësi.

Lëkundjet kanë krijuar sërish panik tek qytetarët në Tiranë të cilët kanë dalë në rrugë, ndërsa në Thumanë e Durrës ku vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit puna u ndërpre për pak minuta.

Tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter që goditi orët e para të së martës vendin, shkaktoi me dhjetëra viktima, e qindra të plagosur. Sizmiologët thonë se ky tërmet katastrofik është pasur me qindra lëkundje të tjera./tvklan.al