Shënohen edhe 6 viktima të tjera

Edhe 24 orët e fundit shënuan sërish shifra të larta të infektimeve me koronavirus. Nga 7859 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 2643 qytetarë, me një rënie të lehtë në krahasim me një ditë më parë kur pati një rekord ditor rastesh.

1250 raste të reja janë gjetur në Tiranë që ndiqet nga Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani, etj. Në të gjithë vendin numërohen zyrtarisht gati 22 mijë raste aktivë. Në të njëjta shifra mbeten edhe shtrimet në spitale ku po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima, 3 prej të cilëve nga Durrësi ndërsa të tjetër i përkasin Kavajës, Beratit dhe Tiranës të moshave nga 66 në 85 vjeç. Shkon kështu në 3,283 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.

Tv Klan