Në një kohë që vendi po përballet me fluksin e turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar mobilimin e Policisë për mbarëvajtjen e sezonit veror.

Në takimin me Policinë Vendore dhe Kufitare në Portin e Vlorës, Balla ka kërkuar ndëshkimin e çdo personi që nuk respekton perimetrin e sigurisë me mjetet lundruese, në mënyrë që turistët të ndien të sigurt në vendin tonë.

“Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës e cila ka një detyre të rëndësishme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik. Duhet të garantojmë që çdo pushues të ndjehet i sigurt në çdo pjesë të Vlorës deri në Sarandë, duket garantuar që çdo shkelës kryesisht me mjete motorike ujore, të mos i afrohen për asnjë moment plazheve. Perimetri i sigurisë të garantohet.”

Kërkoi rezultate konkrete nga Policia për luftën ndaj çdo lloj forme kriminaliteti.

“Kam shumë besim që gjithë ajo eksperiencë e fituar vitin e kaluar të konsolidohet gjatë këtij viti me rezultate konkrete sa i përket luftës kundër çdo lloj forme kriminaliteti.”

Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça tha se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit veror në bashkëpunim me edhe me pushtetin vendor dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Klan News