Shefi i trafiqeve në Durrës, Gazmir Preçi do të qëndojë në qeli. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oganizuar, pasi ka dëgjuar argumentat e palëve, i ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”. Para togave të zeza, Preçi ka mohuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”. Ai dyshohet se i kërkoi një biznesmeni në Durrës shumën prej 20 mijë Eurosh, për të mos i mbyllur biznesnin.
Preçi ka pretenduar se kishte dalë për ta takuar vetëm pasi e kishte kërkuar bizmesmeni, por tha se nuk kishte dijeni që në zarf kishte para. Po ashtu, në momentin e arrestimit, ai ka kërkuar që zarfi të hapej në prani të avokatit.
Ndër të tjera, polici ka pretenduar se kishte dyshime që brenda lokalit shpërndahej lëndë narkotike dhe për këtë arsye ka edhe një procedim penal. Ndërsa për momentin e takimit mes Gazmir Preçit dhe biznesmenit, ai është shprehur se ai e kishte marrë disa herë në telefon.
Polici i ka kërkuar që të takohen në zyrë, por biznemsnei kishte ngulur këmbë që të takohen në një vend tjetër. Pasi janë takuar në zonën e Kinostudios në Tiranë, biznesmeni i ka shprehur shqetësimin se Policia e ngacmonte shpesh. Ndërsa Gazmir Preçi është shprehur se i ka thënë të mos kryejë aktivitet të paligjshëm që ta lënë rehat.
Polici u kallëzua në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore nga një biznesmen, i cili drejton një klub tek Ura e Dajlanit. Sipas dëshmisë së tij, Preçi i kishte kërkuar një shumë prej 20 mijë Eurosh pë të mos i mbyllur biznesin, pasi i kishte gjetur shkelje. I gjithë momenti i takimit është i regjisturar me kamera, po ashtu edhe paratë i janë dhënë nga institucionet ligjzbatuese me numra serie.
SPAK do të kryejë ekspertizën e celularëve të Gazmir Preçit për të zbuluar nëse ka kryer shkelje të tjera gjatë ushtrimit të detyrës. Në vititn 2021, Gazmir Preçi u arrestua në Fier për “shpërdorim detyre”, por më pas mori pafajësi.
Klan News