Të rinjtë shqiptarë po zgjedhin gjithnjë e më shumë të ndërtojnë jetën jashtë bërthamës familjare. 4.3 % e popullsisë, apo e thënë ndryshe, 103 mijë persona në Shqipëri jetojnë të vetëm.

Shumica prej tyre, 62,5 % janë të moshuar, 60 vjeç e lart, të cilët jetojnë të vetmuar. Sociologët e shohin këtë fenomen global si një indiferentizëm i të rinjve në marrëedhëniet familjare.

“Duhet parë dhe në një lloj indiferentizmi që kemi vënë re të rritet në radhët e marrëdhënieve familjare.”

Faktorët ekonomikë dhe emigracioni janë disa nga arsyet se përse në vendin tonë po rriten shifrat e të moshuarve që po jetojnë vetëm.

“Lidhen në radhë të parë me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve kryesisht. Këta prindër kanë mbetur të vetmuar si rezultat i emigrimit të djemeve dhe ofrimi i kujdesit për këta prindër, nuk ua bëjnë atyre të mundur.”

Nisur nga të dhënat e Censit, ku në Shqipëri numri i të moshuarve po rritet, si dhe të atyre që jetojnë vetëm po ashtu, sociologët thonë se duhen politika sociale për këtë grupmoshë.

“Edhe vetë politikat sociale në shoqërinë tonë mungojnë për t’i përfshirë këta të moshuar në projekte aktive.”

Ekspertët thonë se rritja e numrit të kësaj grupmoshe do të shtojë kërkesat për kudjes shëndetësor e po ashtu një sërë shërbimesh që duhet të adresohen në këtë drejtim.

Tv Klan