Mes atraksioneve të qytetit të Korçës, më i preferuari mbetet Pazari i Vjetër, arkitektura e të cilit tërheq vëmendjen e vizitorëve ditorë, por edhe atyre që qëndrojnë më gjatë për të zbuluar bukuritë e juglindjes.

Atmosfera e qytetit, por edhe shërbimi cilësor dhe çmimet e përshtatshme kanë rritur interesin e vizitorëve nga zona të ndryshme të vendit.

Edhe për turistët e huaj, Korça mbetet një qytet fantastik, ndërsa për emigrantët, një destinacion tek i cili duhet të ndalosh patjetër.

Shumica e strukturave akomoduese në Korçë dhe rrethina janë rezervuar për Gushtin, ndërsa operatorët turistikë presin që fluksi të mbetet i lartë edhe gjatë vjeshtës.

Klan News