SHBA shpall emergjencë nga lija e majmunit





SHBA shpall emergjencë nga lija e majmunit

20:00 07/08/2022

Fauci: Duhet kushtuar vëmendje, por jo panik

Shpërthimi i lisë së majmunit në Shtetet e Bashkuara ka bërë që autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës shëndetësore. Janë më shumë se 7500 raste të konfirmuara nga ky virus.

Në këtë situatë eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, tha se njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje, por nuk ka vend për panik.

Në një intervistë për mediat amerikane tha se njerëzit nuk kanë nevojë të ndryshojnë mënyrën se si e jetojnë jetën e tyre, por duhet të monitorojnë situatën dhe të rregullojnë sjelljen dhe të marrin më shumë informacione.

Lija e majmunit nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, por transmetohet lehtësisht mes burrave që kanë marrëdhënie homoseksuale.

Fauci tha se virusi prek lehtësisht edhe fëmijët. Deri më tani janë 80 vende të botës ku prania e virusit është konfirmuar ndërsa janë raportuar më shumë se 26 500 raste infektimesh.

Megjithatë vdekshmëria nga virusi mbetet e ulët pasi raportohen vetëm 11 viktima në Nigeri, Afrikën Qendrore, Spanjë, Brazil, Ganë, Indi dhe Peru.

Tv Klan













Të ngjashme